Mposhtemi nga Norvegjia

Basketboll

Mposhtemi nga Norvegjia

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 17:43
Mposhtemi nga Norvegjia

Kosova është mundur nga Norvegjia me rezultat 59:50 (13:13, 16:10, 14:10, 16:17), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U18. Kjo ishte humbja e katërt në katër ndeshje të zhvilluara.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo periudhë përfundoi 13:13. Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, por në fund të kësaj pjese, norvegjezët hyn në një seri të suksesshme dhe shkuan në pushim me rezultat 29:26.

Edhe në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, ku Dardanët tentuan, por nuk arritën të rikthehen, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 43:33. Në çerekun e fundit basketbollistët u afruan në pesë pikë, 57:52, por nuk arriti të bëjë më shumë, duke pësuar 59:50.

Te Kosova u dallua Bardh Istrefi me 20 pikë e 11 kërcime. Dardanët ndeshjen e fundit në grupe e zhvillojnë nesër ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat