Lacy, përforcimi i parë i huaj te Bashkimi

Basketboll

Lacy, përforcimi i parë i huaj te Bashkimi

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 21:24
Lacy, përforcimi i parë i huaj te Bashkimi

KB Bashkimi ka zyrtarizuar këtë të martë përforcimin e parë të huaj.

Bëhet fjalë për Davonte Lacyn, i cili ka arritur marrëveshje me klubin e Bashkimit për sezonin 2022/23.

Fundori amerikan karrierën e tij e ka ndërtuar duke luajtur në Sllovaki, Holandë, Austri dhe Gjermani.

Davonte Lacy është 29-vjeçar.

Njoftimi i plotë nga KB Bashkimi:

Davonté Lacy zbarkon ne Sezai Surroi !

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me fundorin e fuqishëm amerikan Davonté Lacy 29 vjeçar.

Me një përvojë të suksesshme ndërkombëtare  si në ligat sllovake, holandeze, austriake dhe së fundmi në atë gjermane, Davonté do të jetë  pjesë e ekipit për sezonën 2022/23.

I urojmë mirëseardhje lojtarit tonë të ri në familjen portokall e zi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat