LeBron James dhe Lakers gati marrëveshja e re për dy vitet e ardhshme

Basketboll

LeBron James dhe Lakers gati marrëveshja e re për dy vitet e ardhshme

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 12:42
LeBron James

LeBron James është pranë rinovimit të kontratës edhe me dy sezone të tjera me Lakers.

Sipas mediave amerikane, palët janë ulur në bisedime për të vijuar bashkëpunimin, ndërkohë që kontrata e mëparshme skadon më 30 qershor të verës së ardhshme.

Sipas marrëveshjes së re, “king James” pritet të arkëtojë 97.1 milionë dollarë për dy vitet e ardhshme (48 milionë për sezon). “Sinjalet tregojnë se palët dëshirojnë të vazhdojnë të bashkëpunojnë. Së bashku fituan edhe një fitull kampion në vitin 2020 në NBA”, shkruajnë mediat vendase.

Lakers dhe LeBron james nënshkruajnë marrëveshjen e re me idenë për të bashkëpunuar për forcimin e skuadrës, në mënyrë që të rikthehen te titulli së shpejti. Sezonin e fundit kalifornianët nuk u kualifikuan dot në fazën play off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat