Umipig firmos me Pejën

Basketboll

Umipig firmos me Pejën

Nga: K.G. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 13:23
Umipig firmos me Pejën

Peja nuk qëndron duarkryq, duke u përforcuar për edicionin e ri.

Pas njoftimit nga Dardan Berisha, se largohet nga Peja, klubi verdhezinj konfirmon përforcimin me amerikanin Isiah Umipig.

“KB Peja ka nënshkruar kontratë me Isiah Umipig.

KB Peja njofton se ka nënshkruar kontratë me lojtarin amerikan, Isiah Umipig.

Lojtari i cili luan në pozitën play ka një përvojë të gjatë në NCAA, Sllovaki, Kanada, Turqi, Lituani, Ukraine dhe në sezonën e fundit ishte pjese e Ligës elite të Zvicres, tek ekipa BBC Nyon.

Lojtari ka arrritur në Pejë dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat