KB Trepça befason Arbnor Rifatin: “Special one 1”...

Basketboll

KB Trepça befason Arbnor Rifatin: “Special one 1”...

Nga: K.G. Më: 16 gusht 2022 Në ora: 20:37
Arbnor Rifati

Kryetrajneri i Ponte i Prizrenit, Arbnor Rifati, po shndërrohet në një figurë simpatike për klubet tjera. 

KB Trepça me presidentin e saj, Vullnet Sefajën, e befasojnë me një dhuratë Rifatin, duke i dhuruar fanellën me mbishkrimin ‘Special one 1’.

Rifati e mban ballin lart, për vlerësimin në nofkën me prestigjioze, nofkë që e ka në futboll Jose Mourinho. 

Image

Special one 1”...

Rifati është “Special one 1” i basketbollit. 

“Definicioni i sportit është bashkimi dhe afirmimi i njerëzve.

Falë këtij sporti, ne si komunitet jemi rritur dhe çdo ditë njohin miq e dashamirë të cilët mund të na jenë të afërm në çdo cep të jetës.

Unë personalisht me anë të basketbollit sot në rreth kam shumë miqësi në jetën time,  gjë që më jep motiv shtesë për punën që e bëjë.

Extra motivimi i njeriut është kur vlerësohesh si vlerë e aset.

Sot ndihem i privilegjuar për një dhuratë modeste nga KB Trepça gjegjësisht nga presidenti i klubit njëherë miku im i afërt Vullnet Sefaja.

Ju falënderoj për dhuratën, ku nga kjo duhet të mësohemi të respektojmë e të afrohemi ndaj njeri tjetrit, armiqësia e urrejtja nuk na qon askund. Rivaliteti të mbetet vetëm në dimensionet e fushës së basketbollit!

Nga këtu gjitha skuadrave ju dëshiroj një edicion të suksesshëm, do jetë viti për basketbollin e Kosovës”, ka shkruar Rifati në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat