KB Trepça: “Evropa në “Minatori”! 

Basketboll

KB Trepça: “Evropa në “Minatori”! 

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 13:34
KB Trepça: “Evropa në “Minatori”! 

Klubi i basketbollit Trepça nga Mitrovica, ka bërë nj hap të madh sa i përketë organizimit të një ngjarje të madhe evropiane.
Mitrovicasit kanë fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup.

“Evropa në “Minatori”! 

Një lajm i madh për klubin tonë, qytetin, tifozët dhe basketbollin kosovar në përgjithësi.

E kemi fituar të drejtën e organizimit të turneut kualifikues të FIBA Europe Cup. Pra ekipet evropiane zbarkojnë në “Minatori”.

Prej 27 deri më 30 shtator në palestrën tonë kumbuese, do të luhen ndeshjet e njërit grup kualifikues të FIBA Europe Cup.

Fillimisht më 27 shtator ekipi ynë luan me Gottingenin e Gjermanisë, ndërsa AEK Larnaca e Qipros me skuadrën nga  Islanda, Thor Thorlakshofn.

Fituesit e këtyre ndeshjeve më 28 shtator përballen me Sportingun portugez, përkatësisht me Antwerpin belg. Më 30 shtator është finalja që përcakton se cila skuadër kalon në fazën grupore.

Është organizim i madh në debutimin tonë në skenën evropiane. Por sfidat na rritin. 

Shpresojmë të dëshmohemi si nikoqir shembullor dhe për Trepçën të dëgjohet në shumë vende evropiane”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat