Prishtina mbërrin në Lituani

Basketboll

Prishtina mbërrin në Lituani

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:42
Prishtina

Sigal Prishtina ka mbërritur këtë të martë në Lituani për ndeshjet kualifikuese në FIBA Europe Cup.

Prishtina është e vendosur në “Turneun B” kualifikues të kësaj gare, ku skuadra CBet Jonava nga Lituania është e zgjedhur si nikoqire e turneut. Turneu do të zhvillohet në datat 27-30 shtator.

Ndeshjet çerekfinale kanë filluar sot, teksa skuadra më e suksesshme kosovare është e kualifikuar për në fazën gjysmëfinale.

Të mërkurën, Prishtina do të përballet me fituesin nga ndeshja BC KalevCramo – KK Cedevita Junior.

Në rast të kalimit në finale, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava, SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat