Prishtina-Rahoveci, caktohet orari i ri i zhvillimit të ndeshjes

Basketboll

Prishtina-Rahoveci, caktohet orari i ri i zhvillimit të ndeshjes

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 13:19

Ndeshja e xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Rahovecit nuk u zhvillua të dielën për shkak se gjyqtari kryesor nuk pranoi ta fillonte atë me arsyetimin se kishte mungesë të forcave policore në palestër.

Rreth këtij arsyetimi mbrëmë reagoi fuqishëm Sigal Prishtina duke thënë se arsyetimi i gjyqtarit nuk ishte i drejte pasi në palestër kishte forca të mjaftueshme të Policisë së Kosovës.

Gjithsesi, tashmë është caktuar orari i ri i zhvillimit të kësaj sfide. Ajo do të zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00.

Sigal Prishtina ka bërë të ditur se hyrja për të gjithë tifozët do të jetë falas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat