Trepça dënohet me 1,400 euro

Basketboll

Trepça dënohet me 1,400 euro

Më: 20 janar 2023 Në ora: 14:04
Trepça

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar vendimet e radhës për dënimet e klubeve, trajnerëve dhe lojtarëve.

Dënimin më të madh e ka marrë KB Trepça, e cila është dënuar me 1,400 euro, kurse pa dënim nuk ka shpëtuar as KB Vëllaznimi, i cili është gjobitur me 600 euro.

Trepça është dënuar për shkak të sjelljes josportive të shikuesve si dhe për largimin në zhveshtore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë për pesë minuta.

Në çerekun e tretë tifozët kanë filluar të ofendojnë në kor ekipin vendas fillimisht, e më pas edhe drejt zyrtarëve të FBK-së dhe të ndeshjes. Ofendimet kanë vazhduar dhe është vendosur që të zbrazet palestra, përveç zonës VIP. Gjatë kohës kur ekipet ishin në zhveshtore janë hedhur disa shkrepëse dhe shishe plastike.

Ndërkaq, Vëllaznimi është dënuar për shkak të sjelljes josportive të tifozëve si dhe për mos vendosje të flamurit shtetëror e mos intonim të himnit shtetëror.

Po ashtu, pa dënime nuk kanë shpëtuar as KB Prizreni, trajneri i KB Prishtinës, Ahmet Kandemir dhe trajneri i KB Vëllaznimit, Josip Plantak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat