Kanter: Kam frikë për jetën time

Basketboll

Kanter: Kam frikë për jetën time

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:11
Kanter: Kam frikë për jetën time

Enis Kanter ka folur të hënën mbrëma për shpërblimin që jep Turqia ndaj tij për 500 mijë dollarë, nëse ka frikë për jetën e tij dhe gjithashtu me mendimin e tij personal se Erdogan një ditë do të sulmojë Greqinë.

Duke folur për përcaktimin e tij nga qeveria Erdogan si anëtar i një organizate terroriste për mbështetjen e Fethullah Gulen dhe tani në “Listën e Terroristëve më të Kërkuar”

“Kam pasur shumë telefonata nga FBI dhe qeveria e SHBA-së, më thanë se kjo është hera e parë që qeveria e Erdogan shpall në kërkim një person dhe vendos shpërblim për gjetjen e tij.

Ata më thanë që tashmë persona të ndryshëm do të përpiqen të të gjejnë ty apo të të lëndojnë, si mafia, vrasësit profesionistë, madje edhe kartelet.

Dje fola me FBI dhe më thanë që tani e tutje kudo që të shkoj duhet t’i informoj,” tha mes tjerash Kanter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat