Dy sfidat e prishtinasve në Estoni

Basketboll

Dy sfidat e prishtinasve në Estoni

Më: 24 janar 2023 Në ora: 11:40
Dy sfidat e prishtinasve në Estoni

Sigal Prishtina do të zhvillojë dy ndeshje në Grupin A të Ligës ENBL.

Këto dy takime do të zhvillohen në Talin të Estonisë.

Bardhekaltrit do të përballen sot me Siauliai, ku prishtinasit kanë një fitore e tri humbje, ndërsa Siauliai dy fitore e një humbje, andaj pritet një sfidë interesante.

Të mërkurën (nesër) bardhekaltrit do të ndeshen me TalTech, që ka katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara.

Sigal Prishtina do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm nëse:

Me dy fitore ndaj Siauliai dhe TalTech, si dhe Siauliai të humb nga Zielona Gora;

Me fitore ndaj Siauliai dhe TalTech, si dhe Zielona Gora të humb nga TalTech ose Siauliai;

Me një fitore ndaj Siauliai me 15 pikë dallim dhe dy humbja nga Siauliai në tri ndeshje (Kalev/Cramo 1-1, +3; Siauliai 1-0, +8; Prishtina 0-1, -11).

Orari

E martë, 15:00: Siauliai - Sigal Prishtina

E mërkurë, 17:00: Sigal Prishtina - TalTech

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat