Super KB Prishtina, mposht nënkampionin e ENBL

Basketboll

Super KB Prishtina, mposht nënkampionin e ENBL

Më: 24 janar 2023 Në ora: 18:20
Super KB Prishtina

Gjiganti i basketbollit kosovar, KB Prishtina ka shkëlqyer sot në Evropë, duke mposhtur nënkampionin e Ligës ENBL.

Në përballjen që u zhvillua në “TalTech Spordihoone”, KB Prishtina e ka mposhtur KB Siauliai me rezultat bindës 91:67, ndeshje kjo e vlefshme për garat evropiane.

Gjiganti kosovar ishte gjatë tërë ndeshjes më i mirë se ekipi lituanez, i cili njëkohësisht është edhe nënkampionë i ENBL.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Dustin Thomas me 23 pikë, 10 kërcime dhe dy asistime, kurse më i dalluari te KB Siauliai ishte Kyle Mangas me 18 pikë, dy kërcime dhe tre asistime.

Me fitoren e sotme, Sigal Prishtina ngjitet në vendin e tretë në tabelën e Grupit A në kuotën e shtatë pikëve, krahas Siauliai që renditet në vendin e gjashtë me gjashtë pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 91:67 në favor të Sigal Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat