Prishtina pëson nga TalTech

Basketboll

Prishtina pëson nga TalTech

Më: 25 janar 2023 Në ora: 20:38
Prishtina

Sigal Prishtina ka pësuar nga TalTech me rezultat 73:91 (18:19, 16:27, 17:25, 22:20), në ndeshjen e fundit në grupe për prishtinasit. Sfida u zhvillua në Talin të Estonisë.

Bardhekaltrit përfundojnë garat me dy fitore e katër humbje, kurse TalTech me një fitore dhe pesë humbje, ku pikërisht fitoren e parë e realizuan ndaj kryeqytetasve.

Derrick Wilson ishte më i miri te prishtinasit me 24 pikë të shënuara.

Dallimi i madh u bë në periudhën e dytë dhe të tretë, ku TalTech u shkëput në rezultat dhe realizoi fitoren e parë në këtë edicion.

Tri skuadrat e para kanë siguruar kualifikimin tutje, ndërsa mbetet gara e vetme për vendin e katërt dhe të fundit që siguron kualifikimin. Kjo do të mësohet pas përfundimeve të gjithave ndeshjeve në Grupin A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat