Lillard realizon 60 pikë në fitoren e Portlandit

Basketboll

Lillard realizon 60 pikë në fitoren e Portlandit

Më: 26 janar 2023 Në ora: 10:25
Lillard

Milluoki merr fitoren e dytë radhazi dhe tregon forcën ndaj Denver, duke fituar 107-99.

Për miqtë mungoi Nikola Jokiç, ndërkohë që Antetokounmpo realizoi 33 pikë e 14 kërcime për Bucks, që ngjiten në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

-Humbet edhe Memfisi, që u mund 122-120 nga kampionët e Golden Stejtit. Për Uarriorsat u dallua Stefon Kerri me 34 pikë.

Lejkers rikthehen te fitorja, duke mundur 113-104 San Antonio. LeBron Xhejms realizoi 20 pikë e 11 asiste, ndërkohë që u rikthye nga dëmtimi Entoni Dejvis, që e nisi ndeshjen nga stoli (21 pikë e 12 kërcime). 

Filadelfia, falë 27 pikëve të Maksej dhe 26 pikëve e 10 kërcimeve të Xhoel Embiid, mundi 137-133 Bruklinin, dy ekipe që janë në zonën “play off” në Konferencën e Lindjes.

Në përballjet e tjera, Portland mundi 134-124 Juta Xhazin, ku shkëlqeu Damian Lillard, autor i 60 pikëve, në një ndeshje të jashtëzakonshme.  Fiton edhe Orlando, që mundi 126-120 Indianan, ndërsa Toronto fitoi 113-95 në shtëpinë e Sakramentos.

NBA – Rezultatet

Orlando – Indiana, 126-120

Filadelfia – Bruklin 137-133

Hjuston – Uashington, 103-108

Milluoki – Denver, 107-99

Nju Orlins – Minesota, 102-111

Oklahoma – Atlanta, 132-137

Golden Stejt – Memfis, 122-120

Portland – Juta Xhazz, 134-124

Sakramento – Toronto, 95-113

LA Lejkers – San Antonio, 113-104

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat