Prishtina - Penza, derbi i xhiros së 14-të

Basketboll

Prishtina - Penza, derbi i xhiros së 14-të

Më: 27 janar 2023 Në ora: 13:34
Pamje nga një ndeshje

Gjatë fundjavës zhvillohet xhiro e 14-të në Superligën e Femrave.

Përballja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Penzës. Vajzat bardhë e kaltër në këtë edicion ka arritur të regjistrojnë 10 fitore e tri humbje, kurse në anën tjetër vajzat nga Peja kanë arritur tetë fitore e pesë humbje.

Të shtunën zhvillohet edhe ndeshja mes Trepçës e Bashkimit. Lideri Bashkimi vazhdon ecurinë pozitive me 13 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, ku është skuadra e vetme pa humbje në elitë, ndërsa skuadra mitrovicase ka katër fitore e nëntë humbje.

Lojë interesante pritet të zhvillohet edhe në Gjakovë të dielën nga ora 18:00, Vëllaznimi pret në shtëpi United Basketball. Skuadra nga Gjakova nuk ka arritur ende asnjë fitore ketë edicion, ndërsa vajzat nga Gjilani kanë regjistruar katër fitore e nëntë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat