Përcaktohen kapitenët dhe titullarët e ndeshjes së yjeve

Basketboll

Përcaktohen kapitenët dhe titullarët e ndeshjes së yjeve

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:20
Përcaktohen kapitenët dhe titullarët e ndeshjes së yjeve

Është mbyllur sot votimi për të përcaktuar basketbollistët më të mire në NBA, që do të marrin pjesë në ndeshjen e madhe të yjeve “All Star Game”.

Ky event do të zhvillohet më 19 shkurt në shtëpinë e Utah Jazz (Salt Lake City).

Basketbollistët LeBron James në Perëndim dhe Giannis Antetokounmpo në Lindje ishin dy më të votuarit, duke qenë edhe kapitenët e dy skuadrave përkatëse.

Për LeBron kjo është hera e 19-të që merr pjesë në këtë ndeshje, duke barazuar rekordin e Kareem Abdul Jabar.

Gjithashtu, janë përcaktuar edhe titullarët në të dyja Konferencat, Lindje dhe Perëndim, në bazë të votave që janë marrë.

Më të votuarit në Lindje

Giannis Antetokounmpo (Milwaukee)

Kevin Durant (Brooklyn)

Jayson Tatum (Boston)

Donovan Mitchell (Cleveland)

Kyrie Irving (Brooklyn)

Më të votuarit në Perëndim

LeBron James (Lakers)

Nikola Jokic (Denver)

Zion Williamson (New Orleans)

Stephen Curry (Golden State)

Luka Doncic (Dallas)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat