Humbja e tretë radhazi për Bostonin

Basketboll

Humbja e tretë radhazi për Bostonin

Më: 27 janar 2023 Në ora: 14:22
Humbja e tretë radhazi për Bostonin

Humbja e tretë radhazi për ekipin e Boston, që u mund 120-117 nga New York pas kohës shtesë.

Një ndeshje e ekuilibruar, ku për Boston nuk mjaftuan 35 pikët e 14 rebound të Tatum. Për nju-jorkezët u dalluan Randle me 37 pikë e Brunson me 29 pikë.

Humbet edhe Brooklyn, që në shtëpinë e tij u ndal 130-122 nga Detroit.

Tetë lojtarë të Detroit realizuan mbi 10 pikë (Bey me 25 pikë më i miri), ndërsa 40 pikët e Irving për Nets mbetën për statistikë.

Dallas fitoi 99-95 në fushën e Phoenix, por lajmi i keq është dëmtimi i Doncic (ndrydhje e kaviljes pas vetëm 3 minutash lojë). Për dallas u dallia Dinwiddie me 36 pikë. skuadra e Clippers, falë 35 pikëve të Paul George, mposhti 138-100 San Antonio.

NBA – Rezultatet e sotme

Boston – New York, 117-120

Brooklyn – Detroit, 122-130

Charlotte – Chicago, 111-96

Houston – Cleveland, 95-113

Phoenix – Dallas, 95-99

Clippers – San Antonio, 138-100

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat