Fitore e madhe e Prishtinës

Basketboll

Fitore e madhe e Prishtinës

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:32
Fitore e madhe e Prishtinës

Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Ligën Unike të Femrave, ku mundi Partizanin 63:68 (21:16, 12:17, 14:23, 16:12).

Të dy skuadrat kanë nga katër fitore e katër humbje, duke bërë progres për Final 4 të kësaj lige.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar me epërsi të lehtë të vendaseve, që në fund e rritën atë, për ta fituar këtë pjesë 21:16.

Tiranaset kishin disa herë epërsi deri në shtatë pikë në periudhën e dytë, por më pas u rikthyen vashat prishtinase, duke bërë që pjesa e parë të përfundojë me shifrat e barabarta 33:33.

Loja e barabartë u zhvillua deri pranë rezultatit 43:39, por më pas një seri e jashtëzakonshme prej 4:17 e skuadrës prishtinase bëri që rezultati pas 30 minutash të jetë 47:56. Vendaset luftuan dhe u munduan deri në fund të bëjnë përmbysjen e madhe, por nuk ia arritën qëllimit dhe Prishtina triumfoi 63:68.

Më e mira te Partizani ishte Ornela Lalaj me 18 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Prishtina u dalluan Besjana Martinaj me 20 pikë, Sarah Mgbeike me 16 pikë e 13 kërcime dhe Zërina Shatri me 11 pikë e 14 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat