James vendos rekordin e radhës

Basketboll

James vendos rekordin e radhës

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 13:18
James

LeBron James është vetëm 117 pikë larg rekordit të pikëshënuesit më të mirë të historisë së NBA-së.

Në majën e renditjes, ende për disa ditë, qëndron legjenda Kareem-Abdul Jabbar, por shumë shpejt ai do t’i lëshojë fronin “king James”.

Në pritje që e gjithë NBA të festojë këtë moment, ylli i Lakers, ka vendosur një tjetër rekord historik. Ai është basketbollisti i parë dhe i vetëm që arrin të realizojë një “triple double” për 20 sezone më radhë.

Askush nuk ka arritur ta realizojë këtë gjë më parë, çka tregon për vijueshmërinë e lojëravë tij.

Edhe pse vitet kalojnë, tashmë 38 vjeç, LeBron James nuk njeh moshë, duke qenë gjithnjë protagonist. Në ndeshjen e fundit ndaj Neë York, ai realizoi një “triple double” (28 pikë, 10 rebound, 11 asist), e para për të në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat