Boston leksion rivalëve të Brooklyn

Basketboll

Boston leksion rivalëve të Brooklyn

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:00
Boston leksion rivalëve të Brooklyn

Koha shtesë dënon skuadrën kampione të Golden State, që u mund 119-114 nga Minnesota, në një ndeshje me shumë emocione dhe rivalitet.

Stephen Curry realizoi 29 pikë por që s’mjaftuan për të fituar, ndërsa për vendasit u dalluan Russell me 29 pikë e Edwards me 27.

Fitore të thellë korri Boston, ekipi që kryeson në Lindje. Celtics fituan 139-96 ndaj Brooklyn, sfidë ku diferencën e bëri Jayson Tatum, me 31 pikë.

Zhgënjen Memphis, pasi u mund 122-112 nga Portland, por qëndron i dyti në Perëndim.

Për miqtë u dallua Damian Lillard me 42 pikë e 10 asist.

Utah Jazz, falë 28 pikëve e 13 rebound të Markkanen, mundi 131-128 Toronto (VanVleet një triple double, me 34 pikë, 12 rebound, 10 asist).

Jashtë fushe fiton edhe Atlanta, që mundi 132-100 Phoenix (Murray 21 pikë), ndërsa Sacramento mposhti 119-109 San Antonio (Sabonis 34 pikë e 11 rebound).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Washington, e shtyrë

Memphis – Portland, 112-122

Philadelphia – Orlando, 105-94

Boston – Brooklyn, 139-96

Houston – Oklahoma, 112-106

Minnesota – Golden State, 119-114

San Antonio – Sacramento, 109-119

Utah Jazz – Toronto, 131-128

Phoenix – Atlanta, 100-132

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat