Të gjitha ishin shqiptare në KB Universitetin e Prishtinës, viti kur sfiduan klubet ish jugosllave 

Basketboll

Të gjitha ishin shqiptare në KB Universitetin e Prishtinës, viti kur sfiduan klubet ish jugosllave 

Nga: K. Goca Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 15:55
Shemsie Stublla, vitet e 80-ta

Një fotografi sa një mijë fjalë e vitit 1985-1986!  

Klubi i basketbollit Universiteti i Prishtinës, me sukses ka prezantuar basketbollin e Kosovës ndër vite.

Në edicionin 1985-86, përfunduan në vend të tretë në Ligën e  Dytë të ish Jugosllavisë.

Image

Universiteti i vitit 1985-1986: Nga e majta në këmbë: Resmie Juniku (trajnere), Serbeze Perani, Mirsade Zulfiu, Luljeta Duraku, Nexhmie Stublla, Sabide Noxhaj, Fatos Shita trajner.

Nga e majta ulur: Xhemile Berisha, Xhevahire Mustafa, Nedrete Binaku, Shemsie Stublla dhe Dafina Rudi.

Ajo që bie në sy, të gjitha basketbollistet ishin shqiptare po ashtu edhe trajnerët.

Kjo gjeneratë edhe sot kujtohet për lojërat të bukura që ka treguar edhe në Ligën e Parë edhe në Ligën e Dytë, madje shumë ndeshje të tyre në kryeqytet u përcollën nga 2000 – 3000 shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat