Rrahje masive

Basketboll

Rrahje masive

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:11
Rrahje masive në parket

Një rrahje e madhe ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Target Center mes Minnesota Timberwolves dhe Orlando Magic.

Gjithçka nisi një minutë para fundit të çerekut të tretë ku u përfshinë shumë basketbollistë.

Basketbollisti i vendasve, Austin Rivers shkoi për të goditur zëvendësuesin e mysafirëve Mo Bamba i cili dukej se ka provokuar atë nga banka rezervë.

Shumë basketbollistë u përfshinë në rrahje derisa pas disa minutave gjërat u qetësuan në parket.

Gjyqtarët e ndeshjes përjashtuan pesë basketbollistë, Rivers, Jaden McDaniels e Taurean Prince nga vendasit derisa Jalen Suggs e Mo Bamba nga mysafirët.

“Ky nuk është një moment i mirë për mua.

Ndihem në siklet pasi jam më i moshuari në ekip dhe e konsideroj vetën si lider ose një nga drejtuesit e ekipit.

Ishte një lojë e çuditshme dhe nuk mendoj se kjo ndihmoi aspak. Nuk më bën të ndihem mirë kjo që ndodhi”, ka thënë Rivers pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat