Embiid super me Sixers, Suns befasojnë Celtics

Basketboll

Embiid super me Sixers, Suns befasojnë Celtics

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:28
Embiid super me Sixers, Suns befasojnë Celtics

Devin Booker nuk është akoma i gatshëm për të luajtur, por Feniks Suns bënë goditjen e madhe duke mposhtur në Boston skuadrën më të mirë të NBA për këtë sezon falë paraqitjes super të Mikal Bridges (25 pikë) dhe Dario Sariç (14 pikë).

Për Celtics momenti nuk është aspak pozitiv pasi kjo ishte humbja e 4 në 6 takimet e fundit.

Në San Antonio skuadra vendase, Spurs, koleksionoi humbjen e tetë radhazi duke certifikuar krizën e thellë. I vetmi lajm i mirë për ekipin në fjalë është se duke qenë ekipi më i dobët për këtë sezon do të ketë shanse që të afrojë lojtarin më premtues sezonin që vjen (Victor Wembanyama-n).

Sa i përket duelit me Filadelfian më të mirët për miqtë ishin James Harden, i cili mbylli ndeshjen me 16 pikë, tetë asist dhe katër topa në tabelë dhe Joel Embiid (33 pikë).

Për ekipin e Sixers kjo ishte fitorja e nëntë në dhjetë takimet e fundit.

Një tjetër ndeshje me mjaft histori ishte edhe ajo që u zhvillua në Mineapolis mes Minesotas dhe Orlandos. Magic fituan në transfertë falë 20 pikëve të rregjistruara nga Cole Anthony dhe 19 të tjerave me autor Moritz Wagner.

Në këtë duel ndodhi gjithçka pasi në periodën e tretë arbitrat u detyruan që të qetësonin gjakrat duke përjashtuar plot pesë basketbollistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat