Transferimi befasi

Basketboll

Transferimi befasi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:18
Transferimi befasi

Merkato e NBA ka dhuruar një transferim surprizë orët e fundit, që mund të ndryshojë edhe fatet e këtij sezoni, në betejën për titullin kampion.

Basketbollisti 30-vjeçar Kyrie Irving ka lënë skuadrën e Brooklyn Nets për t’u transferuar nga Lindja në Perëndim, te skuadra e Dallas Mavericks.

Marrëveshja është mbyllur dhe pritet që Irving, në qendër të merkatos që prej verës së kaluar, pritet të debutojë me fanellën e re që në ndeshjen e radhës.

Në këmbim, skuadra e Brooklyn ka siguruar nga Dallas basketbollistët Spencer Dinwiddie e Dorian Finney-Smith, një zgjedhje të parë në draf 2029 dhe dy zgjedhje të dyta.

Skuadra e Dallas bëhet kështu një kandidat i fortë për titullin, pasi Irving pritet të formojë një dyshe ëndrrash me Luka Doncic.

Gjithsesi, mbetet ende për t’u parë se si do të funksionojë kjo dyshe, teksa Perëndimi bëhet gjithnjë e më i fortë. Për Irving ishin interesuar edhe Lakers, por që mbetën të zhgënjyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat