Peja, një hap afër finales

Basketboll

Peja, një hap afër finales

Më: 15 prill 2023 Në ora: 23:10
Pamje nga një ndeshje

Peja ka bërë një hap të madh drejt finales.

Pejanët në udhëtim kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 76:86 (18:26, 18:19, 18:21, 22:20), në gjysmëfinalen e dytë të “Play-off”-it.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshjen me një seri 8:0, por kundërpërgjigja e mysafirëve ishte e jashtëzakonshme me seri 1:18, për epërsinë 9:18, ndërsa çerekun e parë e fituan 18:26.

Therandasit sërish për mrekulli e nisën periudhën e dytë, me seri 10:0 për të kaluar në epërsi 28:16 dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, por në fund pejanët u shkëputën për të shkuar në pushim me shifrat 36:45.

Në periudhën e tretë, skuadra pejane arriti shkëputjen më të madhe që shkoi në 16 pikë, 43:59, ndërsa kampionët aktualë, ashtu si në dy çerekët e parë edhe në këtë pjesë shënuan 18 pikë, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 54:66. Ylli tentoi deri në fund rikthimin, por nuk ia arriti qëllimi dhe Peja triumfoi 76:86.

Basketbollisti më i mirë i ndeshjes ishte Brad Waldow me 33 pikë e 16 kërcime.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të mërkurën në Pejë, ndërsa skuadra me tri fitore kalon në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat