​Finalja e katërt, Trepça kërkon titullin e kampionit, Peja barazimin e serive

Basketboll

​Finalja e katërt, Trepça kërkon titullin e kampionit, Peja barazimin e serive

Më: 14 maj 2023 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Ethet e finales rriten dhe adrenalina shkon në maksimum. Finalet e “Play-off”-it pritet të dhurojnë edhe një super sfidë ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Momentalisht mitrovicasit po avancojnë në serinë finale 2:1 dhe i mjafton një fitore për tu shpallur kampion, ndërsa pejanët duhet të fitojnë në takimin e sotëm, si dhe sfidën e të enjtes në “Minatori” për tu kurorëzuar me titullin e kampionit.

Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.

Duelet finale, por edhe gjatë kampionatit të rregullt mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante, ndërsa interesimi është i jashtëzakonshëm, sidomos në finale.

Të dy skuadrat duan titullin pas një dekade, me pejanët që e kanë fituar për herë të fundit më 2013, kurse mitrovicasit e kishin fituar më 2012.

Në garat e rregullta, Peja ishte renditur e dytë, kurse Trepça e katërta. Verdhezinjtë eliminuan kampionin Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale, ndërsa rruga e mitrovicasve ishte pak më e gjatë, duke mundur Bashkimin dhe Sigal Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat