​Luftë e ashpër mes Pejës e Trepçës, përfundon pjesa e parë

Basketboll

​Luftë e ashpër mes Pejës e Trepçës, përfundon pjesa e parë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Një ndeshje jashtëzakonisht e hapur dhe tejet e luftuar po zhvillohet në palestrën “Karagaçi” aty ku Peja dhe Trepça po e zhvillojnë finalen e katërt në play off it në basketbollin kosovar.

Tashmë që ka përunduar pjesa e parë, rezultati vazhdo të jetë shumë i ngushtë, por në të mirë të vendasve që kanë shkuar në pushim me epërsi prej pesë pikësh dhe rezultatin 53-48.

Peja është e detyruar që ta fitojë këtë ndeshje për ta barazuar serinë e fitoreve.

Rrjedhimisht edhe zhvillimin e finales së pestë, pasi që humbja në këtë ndeshje do ta shpallte Trepçën kampione të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat