Peja i gëzon tifozët para finales me Trepçën

Basketboll

Peja i gëzon tifozët para finales me Trepçën

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Përmes një komunikate në faqen zyrtare në “Facebook”, KB Peja ka njoftuar tifozët e saj se do të ketë organizim në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ditën e ndeshjes finale me Trepçën.

Finalja e pestë e “PlayOff-it” mes Trepçës dhe Pejës do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, këtë të enjte me fillim nga ora 20:00.

KB Peja ka gëzuar tifozët e saj para kësaj ndeshje, duke njoftuar se të gjithë do të takohen te palestra “Karagaçi” me fillim nga ora 19:00.

“U murr vesh çka ka t’re, krejtve ju ka lujt zemra, veç Mitrovices mas shumti !!!

Pe kqyrim lojën krejt Peja së bashku, n’fole t’Shqiponjave”, shkruante në postimin e Pejës në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat