Finale për infarkt në Mitrovicë, Peja kampion i ri

Basketboll

Finale për infarkt në Mitrovicë, Peja kampion i ri

Nga: K.G. Më: 18 maj 2023 Në ora: 22:55
KB Peja

Peja është kampion i ri i Kosovës.

Pejanët shënuan fitore me rezultat 93:91 (21:17, 15:17, 22:24, 19:19 – 16:14) ndaj Trepçës, në finalen e pestë të play - off-it të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Peja në seri të fitoreve ka trimfuar me reultat 3:2. 

Image

Çereku i parë ka përfunduar në të mirë të pejanëve me rezultat 17:21. 

Megjithatë mitrovicasit në çerekun e dytë ngushtuan rezultatin në 2 pikë (34:36) në minutën e 20-të.

Në minutën e 25-të, Peja ka avancuar me tetë pikë (41:49) por me kalimin e kohës mitrovicasit e ngushtojnë rezultatin në 53:56 në minutën e 28-të.

Në minutën e 29-të, Tmushiq shënon për tre pikë dhe ngushton rezultatin në 56:57.

Në minutën e 30-të, rezultati barazohet 58:58. 

Dy treshe në minutën 31-të, Alban Veseli për Pejën dhe Drilon Hajrizi për Trepçën rezultati 61:61.

Në minutën e 33-të, Arti Hajdari me një treshe barazon rezultatin 64:64, por edhe Tmushiq i Trepçës shënon treshe për 67:64.  

Në minutën e  37-të, rezultati 69:69, presion ishte i madh të të dy skuadrat. 

Basketbollisti David Joseph 45 sekonda para përfundimit të takimit, shënon tre pikë për Pejën dhe për rezultatin 73:76. 

Në sekondën e fundit, mitrovicasit barazuar rezultatin 77:77.

Ndeshja shkoi në vazhdime 5 minuta dhe u karakterizua me rivalitet të madh, ku kënaqi mbi 3 mijë shikues në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

17 sekonda pa përfunduar pjesa e vazhdimit, Peja ka avancuar me 91:89, por barazohet me rezultat 91:91.

Peja fiton me rezultat 93:91 1 sekondë pa përfunduar finalja.

Bradley Waldow ishte më i merituari për këtë sukses të Pejës, pasi ndeshjen e mbylli prej 20 pikëve, pastaj Devoe Joseph që pati 21 pikë e Jalen Tate me 20 pikë.

Te Trepça, më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 21 pikë, i përcjell nga Will Daniels me 17 e Mikaile Tmushiq me 15 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat