KB Trepça u kërkon falje tifozëve: “Sonte na mungoi fati”

Basketboll

KB Trepça u kërkon falje tifozëve: “Sonte na mungoi fati”

Më: 19 maj 2023 Në ora: 06:46
Foto nga vendngjarja

Mbrëmë (e enjte) në palestrën “Minatori” në Mitrovicë është zhvilluar ndeshje tejet interesante mes klubeve të basketbollit Trepça dhe Peja, ku kjo e fundit e fitoi titullin kampion të Kosovës pasi mundi vendasit me rezultat 91:93.

Në këtë ndeshje u deshën vazhdimet për ta vendosur fituesin, dhe ndeshja e pestë dhe e fundit midis tyre që të dihet nëse titulli do të shkonte në Mitrovicë apo në Pejë.

Pas humbjes, KB Trepça iu drejtua tifozëve dhe përkrahësve me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se sonte i mungoi fati dhe titullin e fitoi rivali Peja, duke e uruar “që kishte më shumë fat dhe fitoi titullin e kampionit në një garë të fortë e të barabartë”.

Klubi i kërkon falje përkrahësve që sonte nuk i gëzuan, por premton që “shumë gëzime do të keni nga ne”.

“Gjëra edhe më të mëdha na presin prej fillimit të edicionit të ardhshëm. Trepça është e madhe. Me ju në krahë do të luajmë edhe shumë e shumë finale. Do sjellim edhe shumë emocione e krenari”, thuhet mes tjerash në postimin e KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat