Osmani uron Pejën dhe dënon pamjet e mbrëmshme

Basketboll

Osmani uron Pejën dhe dënon pamjet e mbrëmshme

Nga: K. G. Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:44
Peja

Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, uron klubin e basketbollit Peja, për titullin e kampionit të Kosovës.

Ajo ka shkruar se ka qenë një sagë kaq e bukur e basketbollit.

“Peja me titullin e shtatë të kampionit!

Me pesë lojë të finales, të mbushura me basketboll tejet kualitativ e garuese, Peja fitoi ndeshjen e fundit me vazhdime në çerekun e pestë. Pamë një betejë basketbollistike që në sekondat e fundit e kurorëzoi Pejën me titullin e shtatë në 30 vjetorin e themelimit të klubit.

Jemi shumë të lumtur që këtë sezonë kemi parë interesim të jashtëzakonshëm për të ndjekur basketboll. Mirëpo dënojmë pamjet e mbrëmshme që pas përfundimit të ndeshjes u shkaktuan nga tifozëria e Torcidave. Një sagë kaq e bukur basketbollistike, nuk duhet të përfundoj me pamje të tilla.

Përgëzime K.B. Pejës për titullin e fituar. Përgëzime edhe K.B. Trepçës për një garë shumë fisnike të treguar gjatë këtij sezoni basketbollistik”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat