Arian Qallaku: Ka qenë ndër finalet më dramatike, jemi kampion me meritë  

Basketboll

Arian Qallaku: Ka qenë ndër finalet më dramatike, jemi kampion me meritë  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 19 maj 2023 Në ora: 17:01
Arian Qallaku

Peja është kampion i Kosovës për edicionin 2022-2023 në basketboll. 

Ky triumf u festua pothuajse tërë natën.

Një sukses i madh i pejanëve, që u arrit më shumë sakrificë. 

Image

KB Peja

Finalja e pestë e play - off-it të Superligës së Kosovës, ka përcaktuar kampionin e ri në një atmosferë drithëruese në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Peja ka shënuar fitore në frymën e fundit dhe pas vazhdimeve me rezultat 93:91 ndaj Trepçës.

Vetëm një sekondë pa përfunduar përballja e kohës shtesë prej pesë minutave, u shënuan dy pikë e ngadhënjimit të madh, që gëzoi pamasë të madh e të vogël në qytetin e Pejës.

Basketbollisti i Pejës, Arian Qallaku, është i ngazëllyer për titullin e kampionit, që u arrit në seri të fitoreve me rezultat 3:2. 

Çfarë e veçojë Pejën dhe a keni besuar në titull duke e ditur se Trepça e ka pas edhe përparësinë e terrenit?

“Mendoj që ka qenë një ndër finalet më dramatike. 

Ka qenë një ndeshje shumë e fortë po mendoj që disa detaje dhe koncentrimi më i madh në fund bëri që ne të fitojmë ndeshjen me meritë dhe të shpallemi kampion. 

Normalisht që ne kemi besuar shumë dhe për këtë arsye edhe u shpërblyem në fund”, thotë Qallaku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat