Berisha e uron Pejën për titullin e kampionit, bën edhe një paralajmërin

Basketboll

Berisha e uron Pejën për titullin e kampionit, bën edhe një paralajmërin

Më: 19 maj 2023 Në ora: 19:06
Berisha

Dardan Berisha ka uruar KB Pejën për titullin e kampionit të fituar në Superligën e Kosovës.

Pejanët triumfuan ndaj Trepçës mbrëmë në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të finales së “play-offit” me rezultat 93:91, për ta rikthyer titullin në Rrafshin e Dukagjinit pas një dekade.

Për Pejën ishte ky titulli i shtatë në historinë e klubit.

“Verdhezinjtë” sot janë uruar edhe nga ish-basketbollisti i tyre, Dardan Berisha, i cili sezonin e kaluar e rikthye te Sigal Prishtina.

Ai theksoi se Peja e fitoi titullin me meritë, teksa paralajmëroi se sezoni i ardhshëm do të jetë flakë.

“Urime KB Peja dhe qyteti i Pejës për titullin kampion me plot meritë! 2023/2024", ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat