Rami Hadar do ta marrë postin e trajnerit te Kosova

Basketboll

Rami Hadar do ta marrë postin e trajnerit te Kosova

Më: 20 maj 2023 Në ora: 00:03
Rami Hadar

Rami Hadar do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Kosovës në basketboll.

Marrëveshja me të është arritur dhe do të zyrtarizohet të hënën.

Hadar arriti vetëm disa muaj më parë në Kosovë, duke arritur të fitonte titullin me skuadrën e Pejës.

Peja e mposhti Trepçën në serinë e finaleve me rezultat 3-2, të enjten mbrëma.

Hadar do ta drejtojë Kosovën në parakualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat