Policia arreston tre tifozë të Trepçës, sulmuan autobusin e Pejës me molotov

Basketboll

Policia arreston tre tifozë të Trepçës, sulmuan autobusin e Pejës me molotov

Më: 20 maj 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre tifozë të KB Trepçës pasi kanë gjuajtur autobusin e KB Pejës me molotov.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së pestë finale të play-offit, ku Peja fitoi titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Në raportin e publikuar nga policia, thuhet se të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

”Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë gjuajtur me koktej molotovi në drejtim të autobusit të KB Peja. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat