Miami Heat të pandalshëm

Basketboll

Miami Heat të pandalshëm

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:12
Pamje nga ndeshja Miami - Boston

Miami Heat ka marrë edhe një fitore, të dytën në finalen e Konferencës së Lindjes ndaj Boston Celtics.

Heat kanë triumfuar në ndeshjen e dytë në TD Garden me rezultat 105:111 duke ngritur epërsinë në 2-0 ndaj Celtics të cilët ishin favorit të mëdhenj së paku për ndeshjet në shtëpi.

Jimmy Butker ka vazhduar shkëlqimin me 27 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime duke qenë shënuesi më i mirë te fituesit.

Paraqitje të mirë ka pasur edhe Caleb Martin me 25 pikë, derisa Bam Adebayo shtoi 22 pikë, 17 kërcime e nëntë asistime.

Te vendasit më efikasi ishte Jayson Tatum me 34 pikë, 13 kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitoren e Celtics.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat