Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Basketboll

Arben Fetahu, zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:08
Arben Fetahu

Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Munihu.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Ky është një sukses i madh për Federatën e Basketbollit e Kosovës dhe Basketbollin e Kosovës.

Fetahu është zgjedhur me 39 vota në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës.

Fetahu është i pari nga sporti i basketbollit nga rajoni që zgjidhet anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

I pari i basketbollit të Kosovës është edhe anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission).

Në asamblenë e Përgjithshme po merr pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku. Dushku është anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission).

Fetahu dhe Dushku kanë marrë mirënjohje për punën që kanë bërë gjatë periudhës 2019-2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat