Ponari: Hera e parë që një shqiptar bëhet pjesë e forumit evropian 

Basketboll

Ponari: Hera e parë që një shqiptar bëhet pjesë e forumit evropian 

Më: 21 maj 2023 Në ora: 00:05
Ponari e Fetahu

Presidenti i Federatës së Basketbollit Shqiptar, Avni Ponari, tha se zgjedhja e Arben Fetahut (presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës) anëtar i Bordit të FIBA Evropës, është shumë e rëndësishme.

“Sot, në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Europe, mbajtur në Mynih, Presidenti i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu u votëbesua si anëtar i Komitetit Drejtues të organizmit më të madh kontinental në sportin e Koshit.

Për 4 vitet e ardhshme, Fetahu do të jetë pjesë e qeverisë së basketbollit europian. 

Kjo është hera e parë që një shqiptar bëhet pjesë e forumit më të rëndësishëm  të basketbollit në Europë.
Urime Arben! Urime Basketbolli i Kosovës”,
ka uruar Ponari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat