Lebron James godet arbitrin në parket

Basketboll

Lebron James godet arbitrin në parket

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:21
Lebron James dhe gjyqtari

Sfida e tretë e gjysmëfinales Play-Off mes Los Angelos Lakers dhe Denver Nuggets përfundoi sërish me fitoren e këtyre të fundit me shifrat 119-108, duke e çuar serinë në 3-0.

Sfida dhuroi shumë momente pikante, por një nga më të sikletshmet ishte gjakosja e arbitrit Scott Foster.

Gjatë një kundërsulmi të Lakers, Lebron James u përplas me arbitrin veteran (arbitron prej 29 sezonesh në NBA) duke e gjakosur.

Ylli i Lakers u afrua menjëherë për të parë se çfarë ndodhi me arbitrin teksa Foster e kaloi lehtë, madje edhe duke bërë shaka teksa i tha James se ai prej 25 vitesh është përpjekur ta gjakosë atë dhe më në fund e gjeti mënyrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat