Denveri i afrohet finales

Basketboll

Denveri i afrohet finales

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:34
Pamje nga ndeshja

Denveri i është afruar finales së madhe në NBA.

Nuggets i mposhtën Lakers në përballjen e tretë të serisë finale të Konferencës për ta ngritur epërsinë në 3-0 me ndeshje.

Pra, ekipin triumfues e ndan veç një fitore nga finalja e madhe.

Denveri fitoi me rezultat 119:108 (32:20, 26:35, 26:27 e 35:26), në ndeshjen e zhvilluar në “Crypto.com Arena”.

Dominimi në çerekun e parë dhe në atë të katërt ishin vendimtarë në fitoren e ekipit vendës.

Jamal Murray ishte më i dalluari tek ekipi fitues me 37 pikë të realizuara, ndërsa Nikola Jokic i shtoi 24 sosh.

Ndërkaq, ekipit nga Los Angelesi nuk i mjaftuan 28 pikët e Anthony Davis dhe 23 pikët për kokë nga LeBron James e Austin Reaves, që ishin lojtarët më të dalluar tek Verdhekaltrit.

Kështu, LeBron me shokë e shohin veten buzë eliminimit në finale të Konferencës dhe vetëm një mrekulli do t’i shpëtonte ata pasi e shohin veten tri ndeshje në disavantazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat