Sot xhiroja e fundit e Ligës së Veteranëve në Pejë

Basketboll

Sot xhiroja e fundit e Ligës së Veteranëve në Pejë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 13:35
Orari i ndeshjeve

Sot (e diel) në Pejë zhvillohet xhiroja e fundit e Ligës së Veteranëve, përkatësisht java e pestë.

Prishtina është e para me tri fitore e një humbje, kurse Trepça, Vëllaznimi, Peja dhe Bashkimi kanë nga dy fitore e dy humbje, kurse Ylli ka një fitore e tri humbje.

Ky është edicioni i parë dhe sigurisht rezultatet janë në plan të dytë, ndërsa primare është bashkimi i komunitetit të veteranëve dhe mirënjohja për kontributin që kanë dhënë në basketbollin e Kosovës.

Liga e Veteranëve - Java 5

E diel

14:00 Peja – Ylli

15:30 Bashkimi - Prishtina

17:00 Vëllaznimi - Trepça

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat