​Nesër prezantohet trajneri i ri i Kosovës në basketboll

Basketboll

​Nesër prezantohet trajneri i ri i Kosovës në basketboll

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Të hënën do të bëhet prezantimi i trajneri të ri të Kombëtares së Kosovës në basketboll.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një njoftimi për media, përcjellë KosovaPress.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) do të organizojë konferencë për media të hënën (22 maj) nga ora 14:00 në “Four Points by Sheraton Prishtina”.Në këtë konferencë do të prezantohet përzgjedhësi i Kosovës, si dhe do të shpalosen detaje nga ndeshjet e Dardanëve në parakualifikimet e Eurobasket 2025, ku jemi në grup me Zvicrën dhe Danimarkën.

Përzgjedhësi i ri dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu do të nënshkruajnë kontratën për rrugëtimin e Kosovës në garat zyrtare të FIBA-s.”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat