Miami fiton prapë ndaj Bostonit, i afrohet finales së madhe të NBA-së

Basketboll

Miami fiton prapë ndaj Bostonit, i afrohet finales së madhe të NBA-së

Më: 22 maj 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Miami e ka bërë një tjetër hap gjigant drejt finales së madhe të NBA-së për sezonin 2022/23.

Heat e mposhtën Bostonin edhe në ndeshjen e tretë finale të Konferencës për ta ngritur në 3-0 serinë finale.

Miami fitoi me rezultat 128:102 (30:22, 31:24, 32:17 e 35:39) në ndeshjen e zhvilluar në “FTX Arena”.

Gabe Vincent i realizoi 29 pikë dhe Duncan Robinson i shtoi 22 në fitoren e Heat, të cilin e ndan veç një fitore nga finalja e madhe e NBA-së.

Nga ana tjetër, Jayson Tatum i shënoi i realizoi 14 pikë, kurse Jaylen Brown, Grant Williams e Payton Pritchard i shtuan nga 12, por që ishin të pamjaftueshme për Celtics.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat