Kompletohet Shtabi Profesional i Kosovës A

Basketboll

Kompletohet Shtabi Profesional i Kosovës A

Më: 23 maj 2023 Në ora: 12:15
Kosova

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti i FBK-së, si dhe duke u bazuar në Nenin 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës,

Bordi i FBK-së ka marrë vendim që, krahas trajnerit Rami Hadar, të emërojë anëtarët e Shtabit Profesional të Përfaqësueses A të Kosovës si në vijim:

"Bujar Loci – Ndihmëstrajner i Përfaqësueses A të Kosovës;

Ilir Selmani – Ndihmëstrajner;

Dritëro Sefaja – Ndihmëstrajner;

Andin Rashica – Ndihmëstrajner/Skautim;

Mehmet Uğur – Trajner kondicional.

Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij", njotton në emër të Bordit të FBK-së, Arben Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat