Fetahu dhe Dushku shpërblehen me mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në Komisionet e FIBA Evropës

Basketboll

Fetahu dhe Dushku shpërblehen me mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në Komisionet e FIBA Evropës

Më: 23 maj 2023 Në ora: 18:00
Arben Fetahu shpërblehet

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku janë shpërblyer më mirënjohje për punën dhe kontributin e dhënë në mandatin 2019-2023 në cilësinë e anëtarëve të Komisioneve të FIBA Evropës.

Fetahu gjatë mandatit katërvjeçar ka qenë anëtar i Komisionit Ligjor të FIBA Evropës (FIBA Europe Legal Commission), kurse Dushku ka qenë anëtare e Komisionit të të Rinjve të FIBA Evropës (FIBA Europe Youth Commission).

Fetahut dhe Dushkut mirënjohjet ua ndanë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës të mbajtur në Munich Presidenti i FIBA-s, Hamane Niang, Sekretari Gjeneral i FIBA-s, Andreas Zagklis, Presidenti i FIBA Evropës, Turgay Demirel (tashmë ish-presidenti) dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

Image

Elvira Dushku shpërblehet

Duhet theksuar se më 20 maj në Munich është zgjedhur edhe Presidenti dhe Bordi i ri i FIBA Evropës. President i FIBA Evropës në mandarin 2023-2027 është zgjedhur Jorge Garbajosa, kurse një vend në Bord të FIBA Evropës e ka siguruar edhe Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, e që është e hera e parë për basketbollin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat