Celtics marrin fitoren e parë ndaj Miami Heat

Basketboll

Celtics marrin fitoren e parë ndaj Miami Heat

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:05
Pamje nga ndeshja Boston - Miami

Boston Celtics ka marrë fitoren e parë në finalen e Konferencës së Lindjes përballë Miami Heat.

Pas tre humbjeve radhazi, Celtics kanë triumfuar në ndeshjen e katërt në fushën e Heat me 17 pikë diferencë 99:116.

Kur janë zhvilluar katër ndeshje, Miami është në epërsi 3-1 dhe i nevojitet vetëm një fitore për të kaluar në finalen e madhe të NBA.

Më meritori për fitoren e Celtics ka qenë Jayson Tatum ku shkëlqeu me 33 pikë, 11 kërcime e shtatë asistime.

Jaylen Brown shtoi 17 pikë të tjera, derisa Derrick White 16 sosh për fitoren e parë të Celtics.

Ndërkohë te skuadra vendase më efikasi ishte Jimmy Butler me 29 pikë e nëntë kërcime, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Ndeshja e pestë zhvillohet në TD Garden të Bostonit, ku Celtics synojnë një tjetër fitore derisa Heat me një tjetër triumf kalon në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat