Fetahu: Ky edicion i basketbollit për nga niveli ishte si ai i vitit 2004

Basketboll

Fetahu: Ky edicion i basketbollit për nga niveli ishte si ai i vitit 2004

Më: 25 maj 2023 Në ora: 22:07
Fetahu

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, konsideron se edicioni i fundit i basketbollit në Kosovë për nga niveli përngjason me edicionin e vitit 2004.

"Jam shumë i kënaqur me atë se si ka shkuar gara në këtë sezon që po e lëmë pas.

Kemi pasur vërtetë basketboll të mrekullueshëm.

Kemi pasur cilësi, kemi pasur shikueshmëri, kemi pasur fizibilitet, kemi pasur përkrahje prej mediave dhe besoj e kemi arritur një nivel të zhvillimit të basketbollit, i cili nëse ka ekzistuar ndonjëherë ka ekzsituar në vitin 2004, por prej atëherë nuk kemi pasur një nivel të tillë", ka thënë ai.

"Natyrisht se kjo më bën krenar dhe për këtë ka meritë gjithë komuniteti", - tha Fetahu. 

Ai ka treguar se tashmë janë filluar përgatitjet për ndeshjet kundër Danimarkës dhe Zvicrës, të cilat do të zhvillohen në Prizren.  
Fetahu ka thënë se ndihet i privilegjuar që i është dhënë rasti për t'u zgjedhur anëtar i Bordit Ekzekutiv të FIBA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat