Fanella e Michael Jordan shitet për 3.03 milion dollarë

Basketboll

Fanella e Michael Jordan shitet për 3.03 milion dollarë

Më: 26 maj 2023 Në ora: 17:43
Michael Jordan

Fanella e SHBA-së, të cilët e ka bartur Michael Jordan në Lojrat Olimpike të vitit 1992, në Barcelonë, është shitur për 3 milion e 300 mijë dollarë.

Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për fanellën të cilën Majkëll Xhordani e ka veshur në sfidën e gjysmëfinales, kundër Lituanisë.

Përveç fanellës së Xhordanin, në ankand ishin fanellat e Mexhik Xhonsonit, Lari Birdit, Klajd Drekslerit, Skoti Pipenit, Çarlls Barklit etj, mirëpo vetëm fanella e Michael Jordan arriti një shumë maramendëse.

Kujtojmë se në vitin 1992, për herë të parë u lejua që basketbollistët profesionist nga NBA, të marrin pjesë në garat e Lojrave Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat