Miami në finalen e madhe të NBA, triumfon ndaj Boston

Basketboll

Miami në finalen e madhe të NBA, triumfon ndaj Boston

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:52
Miami Heat në finale do të ndeshet me Denver Nuggets

Miami Heat është finalisti i dytë i NBA pasi arriti të triumfoi në Konferencën e Lindjes ndaj Boston Celtics, 4-3 me ndeshje.

Në takimin vendimtar, Heat fitoi me shifrat 84-103, në krye me Jimmy Butler që regjistroi 28 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

Në anën tjetër, tek Celtics u dallua Jaylen Broën me 19 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime.

Miami Heat në finale do të ndeshet me Denver Nuggets dhe takimi i parë i serisë së finaleve zhvillohet në mëngjesin e së premtes në ora 2:30 me kohën tonë lokale.

Këtë ballafaqim, tifozët e basketbollit në Kosovë mund ta ndjekin në kanalet e sportit në Artmotion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat