Sonte “El Clasico” e basketbollit, Sigal Prishtina-Trepça

Basketboll

Sonte “El Clasico” e basketbollit, Sigal Prishtina-Trepça

Më: 23 mars 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Të dielën, rivalët e vjetër do të përballen në Prishtinë, ku Sigal Prishtina do të ndeshet me Trepçën në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.

Prishtinasit kanë 15 fitore dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa xehetarët janë në vendin e dytë me 16 fitore dhe tetë humbje.

Proton Cable Prizreni do të presë Vëllaznimin në një duel mjaft interesant.

Proton Cable është në vendin e tetë me pesë fitore dhe 19 humbje, ndërsa Vëllaznimi gjendet në vendin e pestë me 11 fitore dhe 13 humbje.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 20:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat